Back to: A1 Goethe Zertifikat – Schreiben Teil 2
Që të zgjidhim detyrën me shkrim, është me rëndësi të lexojmë fjalinë e parë dhe të kuptojmë se çfar kërkohet nga ne! (pika 1) Pastaj, të kuptojmë se çfar përmbajtje duhet të ketë letra që shkruajmë (Pika 2) dhe më në fund të lexojmë perkufizimin e detyrës. (pika 3).

Sipas Pikës 1 thuhet se ne dëshirojmë të festojme ditëlindjen dhe dëshirojmë ta ftojmë shoqen tonë Anna. Me tutje thuhet se duhet të shkruajmë një email.
Sipas Pikës 2 emaili duhet për nga kuptimi të përmbaje 1. sqarim se pse shkruajmë, pastaj, 2. kur dhe ku do ta festojmë ditëlindjen dhe më në fund 3. duhet ta pysim shoqën tonë Anna se a do të vije ajo.
Sipas Pikës 3 rregullat që duhet të kemi parasysh gjat shkrimit janë: Për piken e 2 për secilin numër të shkruajmë një ose dy fjali. Përafërsisht 30 fjalë. Të shkruajmë thirrjen për personin (d.m.th. Liebe, Lieber, Sehr geehrter, Hallo …) dhe në fund përshëndetjen (Grüße, Mit freundlichen Grüßen …).
