Back to: A1 Goethe Zertifikat – Schreiben Teil 2
0
Për çdo shkrim, email, letër postale, ftesë, reagim, medoemos të krijojmë strukturë. D.m.th. teksti medoemos të ketë 1.pranuesin, 2. thirrje shoqërore apo zyrtare, 3. përmbajtja e tekstit dhe në fund 4. përshëndetja përfundimtare.
- Pranuesi (Empfänger) – Në këtë pjesë medoemos e kemi ta shënojmë pranuesin. Në qoftë se detyra kërkon të shkruajmë email, atëherë si pranues do shkruajmë emailin. Zakonisht këtë email e krijoni në mënyrë fiktive (anna@gmail.com, anna@yahoo.com e tjera)
- Thirrja shoqërore apo zyrtare – Thirrja shoqërore paraqet fjalinë e parë në email apo mënyren se si e thirrish dikend kur i drejtohesh për komunikim. P.sh. (Liebe Anna, Lieber Tom, Hallo Anna, apo Sehr geehrter Herr Schmidt, Sehr geehrte Frau Schmidt).
- Përmbajtja e tekstit – Në përmbatjen e tekstit do të shenojmë informatat, pyetjet apo lajmin për të cilat detyra nga ne kërkon. Këto qendrojnë mënjëherë nën fjalitë e detyrës në formë të shkurtër, p.sh. – warum schreiben sie? – Sagen sie: wann und wo feiern Sie? – Fragen Sie: kommen? Zakonisht përmbajtjen e tekstit duhet ta fillojmë me ndonjë pyetje miqësore: Wie geht es dir?, Wie geht es Ihnen?
- Përshëndetja përfundimtare – Përshëndetja përfundimtare duhet të qendrojë në fund të tekstit kryesor. Varsisht prej shkrimit, po që se shkrimi është jo zyrtar, d.m.th. i ke shkruajt shoqes, shokut, atëherë përshëndetja do të jetë jo zyrtare, p.sh. Schreib mir, Tchüß, Grüße, ose po që se shkrimi ka qenë zyrtar, atëherë përshëndetja duhet të ketë formë zyrtare, p.sh. Mit freundlichen Grüßen.
